Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuri me vlerë mbi 1 milion euro në pronësi të Nikolin Gjolenës, i cili është dënuar për disa vepra penale.
Nikolin Gjolena është përfshirë në çështjen e laboratorit të drogës në Fier, i zbuluar më 24 nëntor 2022. Nga ky laborator u sekuestruan 430 kg kokainë, me vlerë prej 40 milionë euro në treg. Laboratori u zbulua pas një operacioni të DEA-s Amerikane në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze. Droga ishte fshehur në një ngarkesë plehu kimik, porositur nga vëllai i ish-kryekomunarit të Frakullës, Viktor Çervanaku.
Në këtë operacion, u arrestuan Zenel Çervanaku dhe nëntë persona të tjerë, mes të cilëve edhe Nikolin Gjolena. Hetimet zbuluan se Gjolena ishte financuesi i grupit kriminal. Nga përgjimet, 36-vjeçari rezulton të ketë diskutuar me anëtarët e tjerë të grupit për fitimet nga kokaina. Për këtë, ai është dënuar me 11.4 vite burg.
Sipas Prokurorisë, disa pasuri të Gjolenës dhe familjarëve të tij janë provuar të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale.
Pasuritë e sekuestruara përfshijnë:
Prokuroria Fier shpreh angazhimin për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtaria kriminale.