Një qytetar nga zona e Lurës ka denoncuar ndërprerjen e punimeve për rikonstruksionin e rrugës Perlat-Fushë Lurë-Arras, të cilat ishin planifikuar të përfundonin në janar 2025.
Sipas qytetarit, punimet janë ndalur që në muajin korrik 2024, dhe kompania “Arifaj shpk” pas së cilës qëndron Skënder Bokçiu, një personazh i skeduar, i certifikuar dhe i dënuar për korrupsion me tenderat, për vjedhje të fondeve publike, ka fituar tenderin për këtë projekt, por ka larguar mjetet dhe punëtorët nga kantieri.
Qytetari thotë se aktualisht në rrugë nuk po kryhet asnjë lloj punimi dhe e ka shoqëruar denoncimin e tij me foto nga gjendja e rrugës. Ai shprehet i zhgënjyer dhe i shqetësuar për zvarritjen e punimeve dhe mungesën e informacionit për vijimin e tyre.
Ai sjell në vëmendje edhe deklaratën e djeshme të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një takimi në Bulqizë, tha se rrugës së Lurës i ka mbetur edhe pak kohë nga përfundimit, ndërkohë që banorët dhe realiteti tregojnë diçka krejt tjetër.
Qytetari shkruan:
"Pershendetje!U shkruaj ne emer te shume banoreve te Lures kemi rreth 4 muaj qe firma Arifaj shpk e cila ka fituar tenderit e rikonstruksioni i rruges Perlat-FusheLure-Arras Kjo firme i ka stopuar punimet qe ne muajin Korrik 2024. Firma Arifaj grupoji i largoj mjetet e saja dhe deri me sot nuk ka asnje punetor ne rruge! Ky eshte shteti jone!Dhe po u percjell foto nga rruga Lures aktuale! Fundi punimeve eshte ne fund te janarit! Prej ne Korrik jane ndalur punimet Dhe edi rama sapo tha dje qe dhe pak po mbaron! Ne takimin e bulqizes tha rruga lures po perfundon!"
Banorët kërkojnë transparencë dhe veprime konkrete për rifillimin e punimeve dhe përfundimin e projektit brenda afateve të përcaktuara.