Vuçiqi këndon këngë nacionaliste për Kosovën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.11.2024, 10:44

Në një video regjistrim, shihet se si presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një aheng privat, në një moment i bashkëngjitet këngëtarit duke kënduar këngën “Kosova, bilbil që shndritë në dritë”.

Kjo këngë me temë nacionaliste këndohet për Vidovdanin, festën serbe me të cilën glorifikohet Beteja e Kosovë e vitit 1389, kur ushtria serbe në krye me carin e tyre Llazar pësuan humbje nga ushtria Otomane. Në këtë betejë cari serb u zu rob dhe me atë rast u ekzekutua duke ia prerë kokën.

Është interesant të theksohet, se Serbia është vendi i vetëm i cili e feston disfatën e saj në luftë, dhe me atë rast edhe pushtimin nga ushtria Otomane për 500 vjet.

Përndryshe shënimin e Vidovdanit e ka aktualizuar krimineli i luftës Sllobodan Millosheviq, i cili në shënimin e 600 vjetorit të Betejës së Kosovës, më 28 qershor 1989 mbajti fjalimin e tij famëkeq në Gazimestan, vendi ku serbët e kanë humbur luftën, duke premtuar që do ta suprimojë autonominë e asaj kohe të Kosovës, dhe se do ta fusë Kosovën nën juridiksionin e Serbisë, gjë që më vonë edhe ndodhi, dhe që kjo ishte fillimi i krizës në ish-Jugosllavi, që pasoi me luftëra të përgjakshme.

Gjithashtu vlen të përmendet se gjatë luftërave në ish-Jugosllavi të iniciuara nga Millosheviqi, presidenti aktual serb Aleksandar Vuçiq, atëbotë si shërbëtor i vogël i ultra nacionalistit serb, gjithashtu kriminelit të dënuar të luftës, Vojisllav Sheshel, ishte në qeverinë e Millosheviqit si ministër i propagandës, e që njihet me fjalime të zjarrta shoviniste kundër të gjithë jo serbeve në ish-Jugosllavi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit