Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur të lirojë nga masa e arrestit të shtëpisë ish-kryeministrin Sali Berisha.
Avokati i tij, gjatë një deklarate për mediat, theksoi se nuk ka asnjë masë tjetër sigurie për Berishën. Sipas avokatit, GJKKO ka konstatuar se për Berishën nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për të caktuar një masë sigurie.
Berisha ndodhej në 'arrest shtëpiak' prej 30 dhjetorit 2023 pasi refuzoi të zbatonte vendimin e parë të GJKKO-së për masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje'