Fole prosititucioni në Elbasan/ 4 persona të përfshirë, mes tyre 2 vajza kolumbiane

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 27.11.2024, 10:32

Katër persona, mes tyre dy vajza me shtetësi kolumbiane, janë arrestuar në një apartament me qira në Elbasan, ku dyshohej se ushtrohej prostitucion. Sipas burimeve, operacioni çoi në prangosjen e dy vajzave, A. P., 20 vjeçe, dhe A. R., 24 vjeçe, të akuzuara për ushtrim prostitucioni. Gjithashtu, u ndaluan edhe dy burra, A. T., 25 vjeç, dhe Y. H., 43 vjeç, të cilët akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.

Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca, sipas të cilave në një apartament të marrë me qira në qytet ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme. Pas monitorimit të situatës, autoritetet ndërhynë dhe gjatë kontrollit gjetën në apartament të dy vajzat dhe dy të arrestuarit e tjerë.

Aktualisht, po vijon puna për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet. Hetimet përqendrohen jo vetëm në provat e mbledhura deri më tani, por edhe në ndjekjen e gjurmëve të tjera që mund të çojnë në arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Materialet e mbledhura i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, e cila do të vazhdojë me procedurat e mëtejshme për këtë rast.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit