Fundjava që lamë pas riktheu reshjet dhe stuhitë, të cilat shkaktuan përmbytje në Ultësirën Perëndimore, por jo vetëm.
Këto stuhi u shoqëruan me rrugë të përmbytura, pemë të thyera, kanalizime të bllokuara dhe erë të fortë.
Kjo e fundit ka shkaktuar dëme të shumta në serat bujqësore të Lushnjes. Një qytetar, banor i fshatit Balaj, komuna Karbunar, ka treguar për JOQ ALBANIA se stuhia i ka prishur 6 dynymë sera të mbjellura me lakër dhe sallata.
Ai thotë se dëmi është kolosal pasi përveç prodhimit, gati për t'u mbledhur, stuhia ka dëmtuar edhe strukturat e serave të tij, por edhe fermerëve të tjerë.
Ata i bëjnë thirrje shtetit që t’i ndihmojë duke vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe duke u dhënë ndihmë financiare.
Denoncimi i qytetarit:
Po te Premten ne mbremje 6. 30 prishi 6 dylym sera edhe te mbjellura me laker e sallata ju faleminderit Ne fshatin Balaj kumuna Karbunar e vogel te Lushnjes