Marsel Shega alias Bujar Shega nga Peqini, administrator i kompanive të pastrimit “Viola Green” dhe “Wonder Green” është arrestuar si pjesë e një grupi prej 19 personash që dyshohen për përfshirje në organizatën kriminale të Suel Çelës për të cilin është lëshuar urdhër-arresti.
Shega u arrestua në Milano. Kompania e tij Viola Green është denoncuar prej vitesh nga JOQ për aferat korruptive me tenderat publikë të përfituar në shuma të mëdha monetare të cilat duket se i ka derdhur për llogari të Suel Çelës.
Kjo kompani ka përftuar miliarda lekë në tendera korruptivë ndër vite për pastrimin e disa bashkive si Elbasan, Rrogozhinë, Peqin, Kuçovë etj e pavarësisht kësaj asnjë veprim nuk u mor.
Ai akuzohet për pastrim parash për disa grupe kriminale, përfshirë një organizatë me bazë në Dubai, e cila ka investuar në pasuri të paluajtshme në Tiranë.
Biznesmeni i arrestuar ka pasur gjithashtu lidhje me politika të larta, duke ngritur dyshime për ndikimin e tij në qarqe të rëndësishme.