Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK lidhur me grupin kriminal të Suel Çelës.
Ky grup përveç trafikut të drogës, kishte si objektiv edhe vrasjen e anëtarëve të një grupi tjetër kriminal që vepronte në Elbasan. Kështu që përveç Ardian Çapjas, grupi i Suel Çelës po planifikonte që të vriste edhe Elvis Koçin alias Elvis Çaushllarin, i njohur i “Vis Korçari”.
Vëllai i Suel Çelës, Mario Çela gjatë një komunikimi që ka patur me Klaus Matishin, anëtar i bandës, i ka treguar se “bastardi” ku dyshohet se i referohet Elvis Koçit mund ta ekzekutojnë dhe nuk i shqetëson ai pasi e kanë të lehtë, por nuk do veprojnë një herë pasi Suel Çela ka në plan që të 'mbarojë punë' me Ardjan Çapjan si fillim
Suel Çelës në komunikimet e aplikacionit Sky Ecc anëtarët e tjerë të grupit i referohen me pseudonimin “Deda”.
Mario Çela i dërgon mesazh: “…po presim diçka tjetër atë bastardin e kemi në tavë.. do e marrim të gjall, atë ku**ën mos i gjinet as nam as nishan e kemi gati po la plan tjetër Deda…ka…se atë e kemi ne tav..po…dhe do e marrim si kec..po ka plan tjetër deda…ktë ku**en e kemi në tav… mrena ditës…sna duhet tashi ky..sa të maroi i pun Deda ky e ka mrapa…le të marri pak xhiro…po kjo ësht ideja…se si qen e vet kollaj atë…po pra ky di shum gjëra…përfundimi dihet mish për qen…”
Elvis Koçi, i cili njihet me nofkën nofkën “Vis Korçari” cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë. Ai është konfliktuar me Migert Qosen më 25 nëntor të vitit 2020 dhe arrestuar pak ditë më vonë në Tiranë ku erdhi për mjekim te Trauma.