Një realitet tronditës për Shqipërinë është zbuluar gjatë ditëve të fundit pasi drejtësia dhe krimi duket se kanë shkrirë kufijtë mes tyre.
Gjyqtarja Pajtime Fetahu akuzohet se ka shërbyer si një mjet në duart e grupit kriminal të Suel Çelës, duke lehtësuar lirimin nga burgu apo uljen e dënimeve për anëtarët e tij.
Ajo që e bën këtë situatë edhe më skandaloze është mënyra e komunikimit të tyre në aplikacionin Sky Ecc, një platformë e koduar që përdoret shpesh nga grupet kriminale.
Në përgjime kanë dalë mesazhet e shkëmbyera mes gjyqtares Fetahu dhe Suel Çelës.
Në njërën prej bisedave, Fetahu e përshëndet Suel Çelën me fjalët: “Mirëmbrëma o ylli i sabahut” e ditën tjetër i drejtohet duke i thënë “Mirëmbrëma o i bukri i dheut!”.
Këto mesazhe janë një dëshmi e qartë e marrëdhënies së ngushtë mes drejtësisë dhe krimit dhe kanë ngritur shqetësime serioze për integritetin e sistemit gjyqësor shqiptar.