Me një tjetër protestë që pretendonte të shkundte themelet e "narkodiktaturës", opozita shqiptare u përpoq të dëshmonte fuqinë e saj përballë një qeverie që, sipas saj, ka kaluar të gjitha kufijtë e korrupsionit dhe autoritarizmit. Megjithatë, pas tre orësh me përplasje me policinë dhe gaz lotsjellës apo ujë, qetësia ra mbi Tiranë. Ndërkohë kryeministri Rama, sipas të gjitha gjasave, vazhdoi i pashqetësuar rutinën e tij.
Për qytetarët e thjeshtë, megjithatë, dukej si një deja-vu e mirëorganizuar: e njëjta skenë, e njëjta retorikë dhe përfundimisht, i njëjti rezultat – asgjë konkrete për të sfiduar pushtetin.
Ndërkohë, Edi Rama, nga kulla e tij e qetë, ndoshta vazhdoi të planifikonte projektet e tij madhështore, apo e thënë shqip, "vjedhjet e radhës". As protestuesit, as kërcënimet, dhe as flamujt e valëvitur nuk e ndaluan dot as sot. Protesta ndoshta shërbeu si një mbrëmje argëtuese, për t’i kujtuar atij dhe kabinetit të tij se sa pak rrezik i kanoset nga opozita që më shumë lufton me vetveten sesa me qeverinë.
Shqiptarët, të lodhur nga të dyja palët, thjesht shohin nga televizori me një dozë cinizmi: “E njëjta histori, të njëjtët aktorë. Kush fiton? Vetëm ata në krye.” Të nesërmen, gjithçka kthehet në normalitet – Rama “vazhdon të vjedhë i qetë”, ndërsa opozita vazhdon të premtojë se "të nesërmen" do të sjellë ndryshimin që në fakt nuk vjen kurrë.