Një 60-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën aksidentalisht në Durrës, teksa po rregullonte një antenë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 1, ku ra nga lartësia dhe pësoi dëmtime të rënda.
I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, por fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Viktima është identifikuar si shtetasi M. Ç., banues në Tiranë.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.