“Taksat paguhen, shërbimet mungojnë”, fshati Bregas në errësirë totale

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.11.2024, 19:48

Banorët e fshatit Bregas, në bashkinë Divjakë, kanë ngritur zërin kundër detyrimeve financiare të vendosura nga autoritetet lokale, duke pretenduar se taksat e kërkuara nuk përkojnë me shërbimet e ofruara.

"Na kërkojnë të paguajmë taksa për ndriçim publik, por kemi tre vite në errësirë totale," tha një banor. Situata përkeqësohet nga mungesa e rregullt e pastrimit të mbetjeve, me kosha të papastruar për javë të tëra, ndërsa taksat për këtë shërbim vijojnë të jenë aktive.

Në fshat mungon ndriçimi rrugor, një fakt i dokumentuar me foto të errësirës së plotë.

"Zoti Josif Gorrea kërkon taksa për ndriçim, por ndriçim nuk ka," theksoi një tjetër banor. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh, duke detyruar banorët të kërkojnë përgjegjësi dhe transparencë nga bashkia për fondet e mbledhura dhe mënyrën e përdorimit të tyre.

Banorët apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse për të siguruar ndriçim rrugor dhe pastrim të rregullt. Ata theksojnë se është e padrejtë të paguajnë për shërbime që mungojnë plotësisht dhe kërkojnë që bashkia të tregojë respekt ndaj nevojave të tyre bazike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit