Edi Rama: Rrugën e Arbrit e morën mësysh

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.11.2024, 19:03

Në një konferencë plot ngjyra mavi në Bulqizë, kryeministri Edi Rama bëri një zbulim shkencor që mund të ndryshojë botën e infrastrukturës: Rruga e Arbrit, sipas tij, ka qenë viktimë e një "marrjeje mësysh". Për fat të mirë, duket se rruga nuk është dorëzuar pa luftë, duke dalë prej saj "më e fortë se kurrë".

Sipas Ramës, pengesat në tunelin e Murrizit nuk ishin thjesht probleme gjeologjike apo keqmenaxhimi, por prova që rruga po luftonte kundër forcave misterioze. “Ai tunel që na shfaqi gjithë ato pengesa, por shkon drejt përfundimit, i ka dhënë zonës mundësinë të përjetojë mundësinë për të qenë një jastëk i gjelbër i metropolit,” shtoi ai, duke u kujdesur që Dibra të marrë statusin e një periferie të re të Tiranës: “Me përfundimin e tunelit dhe çlirimit të segmentit, Dibra nuk është asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa periferia e kryeqytetit të Shqipërisë.”

Duket se për të ndërtuar këtë rrugë, më shumë se aftësi intelektuale, makineri dhe beton, nevojitet një arsenal hajmalish kundër syrit të keq. Le të shpresojmë që Rruga e Arbrit, pas gjithë këtyre betejave, të përfundojë pa u trazuar nga mësysh të tjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit