Përplasja me policinë, protestuesi humb ndjenjat gjatë protestës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.11.2024, 18:06

Tubimi i opozitës në rrugën e Elbasanit ka nisur me tensione, ku deputetët e PD-së Flamur Noka dhe Xhelal Mziu janë përplasur me efektivët e policisë. Përplasja ka ndodhur pas një urdhri nga zëvendës drejtori i Policisë, i cili kërkonte ndalimin e bllokimit të rrugëve.

Gjatë tubimit, pranë Xhamisë së Namazgjasë, një person ka humbur ndjenjat, duke krijuar panik mes të pranishmëve. Deri tani, dinamika e ngjarjes mbetet e paqartë.

Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë për të transportuar të lënduarin drejt spitalit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit