Ka nisur protesta e opozitës me bllokimin e disa akseve kryesore rrugore në Tiranë.
Raportohet se protestuesit dhe forcat e policisë janë përplasur që në minutat e para të nisjes së protestës.
Përleshje ka patur në Rrugën e Elbasanit dhe pranë Pallatit me Shigjeta.
Një protestues u transpotua në spital me ambulancë, pasi humbi ndjenjat nga përplasjet.
Ndërkohë një protestues tjetër është shoqëruar nga forcat e policisë.