Një tërmet me magnitudë 6.2 i shkallës Rihter është regjistruar pak minuta më parë në Japoni.
Qendra Evropiane-Mesdhetare e Sizmologjisë raporton se epiqendra e lëkundjeve ka qenë pranë bregut perëndimor të Honshu.
Tërmeti kishte një thellësi prej 8 kilometrash.
Sipas mediave japoneze, nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për tsunami dhe deri më tani nuk ka raportime për dëme.