Konjufca për Osmanin: Mund të përdorte fjalë të tjera, jo goditëse si “Bixhoz me partnerët”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.11.2024, 13:23

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, komentoi fjalimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Omsani në kuvend, e cila hodhi kritika mbi punën e Qeverisë.

Ndër të tjera ajo tha se qeveria po luan bixhoz me aleatët për interesa politike.

E për këtë Konjufca për rtv21 u shpreh se presidentja nuk e ka gjetur fjalën e duhur për ta bërë një kritikë. Madje ai sugjeroi se e para e vendit ka mënyra të tjera sesi ta bëjë një gjë të tillë.

“Unë nuk mendoj që presidentja e ka gjetë fjalën më të duhur për ta bërë një kritikë për qeverinë. Mendoj që ka edhe mënyra tjera si shprehet kjo. Mospajtimet gjithmonë i kemi pasë edhe ato janë evidente sidomos për temat, dialogu, asociacioni i komunave, vendimi apo jo i asociacionit ne Kushtetuese veprimet e Qeverisë në veriun e Kosovës… Mund të ketë dallime, mirëpo mendoj se duhet të ja ruajmë inegritetin institucioneve dhe përgjegjesisë që e përfaqësojmë. Ma merr mendja që ka hapësirë të madhe që kritikat edhe mospajtimet me i shpreh në mënyra tjera dhe jo me përdorë fjalë të cilat janë goditëse për njëra-tjetrën”, tha Kunjufca.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit