Sot 5 vite nga tërmeti: Rindërtimi në vendnumëro, shqiptarët pa shtëpi ende

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.11.2024, 12:55

5 vite kanë kaluar nga tërmeti shkatërrimtar i vitit 2019 dhe procesi i rindërtimit ende vazhdon, pa një fund të dukshëm.

Procesi i rindërtimit është planifikuar të vazhdojë deri në vitin 2026, me fonde që do të alokohen nga buxheti i shtetit, i cili ka shpenzuar 920 milionë euro deri tani, duke siguruar banesa për vetëm 7,000 familje.

Gjatë këtyre viteve, shumë familje që humbën shtëpitë e tyre dhe njerëz të dashur, kanë protestuar në qytete si Vora, Durrësi, Kurbini dhe Tirana, por ende nuk ka një përgjigje të qartë se kur ata do të mund të kthehen në shtëpitë e premtuara nga shteti.

Banorët e Kombinatit janë ata që e vuajnë më tepër këtë pjesë pasi banesat e tyre ua prishi shteti, i cili tani nuk u dorëzon çelësat e apartamenteve të reja. Një qytetar i kësaj zone ka treguar për JOQ ALBANIA se leja ndërtimore për pallatet e njësisë nr.6 ka qenë 18 muaj, por kanë kaluar 3 vite dhe askush s'është futur brenda tyre pasi ata janë të papërfunduar dhe në gjendje skandaloze.

Ai ka dyshime se dhënia e çelësave për apartamentet e reja po lihet qëllimisht për periudhën e zgjedhjeve parlamentare që do mbahen në 2025, por pse jo edhe për ato vendore në 2027. Qytetari akuzon shtetin se po shfrytëzon fatkeqësinë e tyre për qëllimet vetjake, pasi edhe bonus qiraja që jepet është sa gjysma minimale për qiranë e një apartamenti në Tiranë.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Sot behet 5 vjet nga terrmeti qe preku Shqiperine dhe ne banoret e kombinatit njesia6 akoma nuk e dime fatin e apartamenteve, ju lutem beni nje post se vetem nga ju vihen ne levizje kta te pusht-etit Faleminderit! Po na kane premtuar kemi bere edhe aktmarrveshje me bashkine e madhe, dhe tek pallatet e reja te gjitha tabelat dhe leja ndertimore thone 18 muaj por nderkohe ka 2-3 vjet qe jane bere dhe nuk po na hedhin shortin, i lene per zgjedhjet Per vota nderkohe na japin 180 mije lek bonus dhe qerate jane nga 300 mije lek ne treg ka 5 vjet qe po na perdorin me fatkeqesine tone

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit