Shkup, gruaja 61-vjeçe solli në jetë fëmijën e saj të parë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.11.2024, 12:08

Një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare.

Gruaja ka lindur para disa ditësh në Klinikën Gjinekologjikenë Shkup.

Ajo konsiderohet të jetë gruaja më e vjetër që ka lindur fëmijën e saj të parë në Maqedoni.

Sipas informacioneve, nëna dhe foshnja janë në gjendje stabile. Fëmija është ngjizur përmes procedurës in vitro.

Më shumë detaje sot pritet të japë drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Irena Aleksiovska Papestiev.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit