Burime ekskluzive për JOQ kanë zbuluar skandalin në vrasjen e Martin Camit, ku një prej të miturve është lënë i lirë.
Emri që është fshirë nga Policia është Kledion Bejkaj, shoku i autorit të vrasjes Mario Prelleshaj.
Bejkaj nuk është ndaluar nga policia pasi sipas hetimeve është konfirmuar se ai nuk ka qenë i përfshirë në krim.
JOQ zbulon se Kledion Bejkaj është djali i Maksim Bejkajt, hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), dhe Nevila Bejkajt, Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë Prokurorisë së Posaçme.
Sipas grupit hetimor, është arritur në përfundimin se Mario Prelleshaj ka vepruar i vetëm dhe nuk ka pasur një bashkëpunëtor në ngjarje por në deklaratën e marrë nga OPGJ, Kledion Bejkaj ka shoqëruar Mario Prelleshajn në sulmin ndaj viktimës.
Bejkaj është denoncuar publikisht edhe nga i ati i Luis Meçjas i cili ka thënë se i mituri mbante një thikë të vogël dhe ka goditur pas shpine të birin. Ndër të tjera ai ka thënë se 14-vjeçarin prindërit me influencë në BKH e SPAK po mundohen ta nxjerrin jashtë Shqipërisë.
View this post on Instagram