Një 40-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë mbrëmjen e kaluar në Itali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Marghera, Venecia dhe shqiptari ka humbur jetën si pasojë e disa plagëve të thella me thikë. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij.
Goditja me thikë ndodhi në rrugë, në parkun e vogël midis via Paolucci dhe via Rizzardi, pranë stacionit të trenit Mestre. Oficerët e policisë arrestuan autorët e dyshuar, të paktën dy burra me kombësi maqedonase.
Për momentin nuk dihen arsyet e sulmit, po vijojnë hetimet nga Policia.