Gazetari serb thotë se gruaja e Kurtit jeton dhe punon në Beograd

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.11.2024, 09:25

Gazetari serb, Branislav Kërstiq ka thënë se gruaja e kryeministrit Albin Kurtit është duke jetuar dhe punuar në Beograd.

“Gruaja e kryministrit tonë është e punësuar në Beograd dhe është duke jetuar në Beograd”, ka thënë Kërstiq.

“Gruaja e kujt?”, është pyetur nga Sadiku në Politiko.

Kërstiq është shprehur i bindur se gruaja e Kurtit është e punësuar në një kompani ndërkombëtare, e cila e monitoron dhe udhëheq prodhimin e elektricitetit në Serbi.

“Gruaja e z.Kurtit është duke punuar në Beograd. Është e angazhuar në një kompani ndërkombëtare e cila është duke monitoru dhe udhëheq krejt prodhimin e elektrecitetit në Serbi edhe krejt trafiku në shtetin e Serbisë”, ka thënë Kërstiq.

“Lista serbe është partnere e qeverisjes aktuale, partner në çdo hap në veri të vendit”, thotë më tej.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit