Një ngjarje e rëndë është shënuar në Londër, pasi 38-vjeçari shqiptar Anton Ndok Caku nga Lezha, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Lajmi i hidhur është konfirmuar nga familjarët, të cilët shprehin dhimbjen dhe tronditjen e thellë për humbjen e papritur të djalit të tyre të dashur.
Anton Ndok Caku u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij dhe enden nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.
Autoritetet lokale po hetojnë për të zbardhur ngjarjen.
Familja Caku po përballet me dhimbjen e madhe dhe pritet të sjellë trupin e të ndjerit në atdhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit.