SPAK lëshoi urdhër arrest ndaj tij, ky është snajperisti që do vriste Albin Kurtin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.11.2024, 00:01

Prek Kodra është mes 21 personave për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër arrest, pas dyshimeve për përfshirje në veprimtari të rënda kriminale. Emri i tij është përmendur më parë në operacionin “Metamorfoza”, ku është identifikuar si një individ me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas informacioneve, Kodra dyshohet të ketë siguruar kushte dhe mjete për të kryer disa vrasje, përfshirë një planifikim të dyshuar për atentat me snajper ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Një dokument i publikuar më herët nga burime të huaja e përshkruan atë si një ekspert në përdorimin e armëve të gjata dhe snajper.

Prek Kodra është gjithashtu i dyshuar për një atentat të mëparshëm ndaj Ardjan Çapjas, i cili shpëtoi sulmit asokohe. Ky atentat, që ndodhi pranë Kodrës së Krastës, besohet se ishte i kontraktuar nga një organizatë kriminale në Elbasan, e cila kishte për synim eliminimin e kundërshtarëve.

Operacioni i fundit i SPAK kundër grupeve të organizuara kriminale në vend përfshin akuza për trafik droge nga Amerika Latine, pastrim parash dhe sigurim të kushteve për atentate dhe vrasje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit