Halili, një djalë 12-vjeçar nga fshati Vermic i Malishevës në Kosovë, po përballet me sfida të mëdha shëndetësore.
Ai vuan nga epilepsia dhe vonesa mendore (retardo mental), dhe për t'i dhënë një mundësi për një jetë më të mirë, ka nevojë për një operacion urgjent në Turqi.
Kostoja e operacionit është rreth 25,000 euro, një shumë të cilën familja e tij nuk mund ta përballojë e vetme.
Për këtë arsye, familja Gashi i është drejtuar JOQ Albania ku apelon për ndihmën dhe solidaritetin tuaj.
Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e Halilit.