Pse Erion Veliaj nuk po mbjell më pemë? 

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.11.2024, 21:44

Erion Veliaj, dikur i njohur si "kryelopata" e Tiranës, duket se ka hequr dorë nga misioni i tij epik për të shndërruar qytetin në një xhungël tropikale. Ajo që dikur ishte një garë për të mbjellë më shumë pemë se çka qytetarë, tani ka përfunduar befas në një heshtje të thellë. Nuk dihet se çfarë hallesh ka kryetari por zërat qarkullojnë se pritet një arrest i mundshëm.

Banorët e gjorë të kryeqytetit janë hutuar. Çdo mëngjes ata prisnin të gjenin një pemë të re para shtëpisë. Tani? Asnjë gjethe e vetme!

Nëse nuk ka pemë, si do të matet më tej suksesi i Bashkisë? Për vite me radhë, mbjellja e pemëve ishte simboli kryesor i punës së tij – një spektakël i përditshëm që zinte hapësirën mediatike dhe kornizat e fotografive.

Por, siç thotë populli, “ku ka tym, ka dhe zëra për pranga.” Duket se lopata e Veliajt po përgatitet për gropa më personale – ndoshta për ndonjë sistem të ri vaditjeje në ndonjë institucion rrethuar me tela.

Por edhe sikur të ndodhte kjo, nuk do qe aspak çudi nëse e shohim duke mbjellë një kopsht në oborrin e burgut. Mbetet për t'u parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit