Përmbyset mjeti bujqësor në Maliq, ndërron jetë 61-vjeçari

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.11.2024, 20:17

Këtë pasdite, rreth orës 18:20 në Maliq, një zetor është përmbysur teksa po ecte mbrapsht dhe si pasojë ka humbur jetën shoferi 61-vjeçar.

Bëhet fjalë për Sejfulla Gjatën, i cili po drejtonte zetorin. Ngjarja ndodhi në aksin dytësor Moglicë – Zerec, në një rruge rurale ku mjeti ka ecur mbrapsht dhe është përmbysur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit