Policia e Lezhës ka arrestuar 53-vjeçarin Kastriot Lleshaj, i cili së bashku me të vëllanë kishte në pronësi një subjekt, ku mbrëmjen e së shtunës, humbi jetën një 61-vjeçar pasi ra nga lartësia teksa punonte.
Sipas hetimeve, viktima pësoi aksidentin për shkak të shkeljes së rregullave të sigurisë në punë.
Dy vëllezërit pronarë të subjektit dhe drejtuesi teknik janë shpallur në kërkim për akuzat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. 53-vjeçari i arrestuar, dyshohet se ka manipuluar provat duke fshirë pamjet e kamerave të sigurisë për të penguar hetimin.
Policia ka sekuestruar pajisjen DVR dhe po vijon punën për kapjen e Mark Lleshaj dhe Ilirjan Xhixha. Ndaj tyre është ngritur akuza "shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.