Dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë paraqitur së fundmi në SPAK, ku sipas mediave janë njohur me masën e siguirisë.
Mësohet se ndaj Qynos dhe Hoxhës është vendosur masa detyrim paraqitje. Masa e sigurisë ka lidhje me hetimet për grupin e Suel Çelës dhe gjyqtarët e korruptuar. Dy gazetarët ende nuk kanë dalë nga SPAK për të dhënë më shumë sqarime për këtë paraqitje të tyre.
Njoftimi i SPAK:
Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:
Arrest me burg – 18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);
Arrest në shtëpi – 1 avokat;
Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë.
Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.
Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme.