Norvegjia po përballet me një rast të përshkruar si skandali më i madh i abuzimit seksual në historinë e vendit, i cili përfshin veprimet e një gjinekologu të akuzuar për përdhunimin e dhjetëra grave gjatë një periudhe 20-vjeçare.
Sipas “Daily Mail”, gjinekologu Arne Bye, 55 vjeç, që ka punuar për shumë vite në klinikën komunale të qytetit Frosta, akuzohet për përdhunimin e 87 grave dhe regjistrimin në video të sulmeve seksuale të kryera në klinikën e tij dhe në shtëpitë e viktimave.
Bye përballet me akuzat për shpërdorim të pozicionit për të pasur kontakte seksuale me 94 gra, përfshirë dy vajza të mitura. Viktima më e madhe ishte 67 vjeçe, ndërsa më të rejat ishin 14 dhe 15 vjeçe.
I pandehuri ka pranuar fajësinë për tri akuza për përdhunim dhe 35 akuza për shpërdorim të pozitës, ndërsa dënimi i tij mund të arrijë deri në 21 vjet burg.
Gjatë hetimeve, policia sekuestroi mbi 6 mijë orë materiale video, përfshirë regjistrime të ekzaminimeve gjinekologjike të kryera pa dijeninë e pacienteve. Hetuesit i përshkruan këto regjistrime si “të ndjeshme dhe të detajuara.”
Sipas aktakuzës, Bye dyshohet se ka përdorur objekte si deodorantë, shishe dhe mjete cilindrike gjatë ekzaminimeve, pa ndonjë arsye mjekësore.
Në dëshminë e saj në gjykatën e Trøndelag, një grua tha se përvoja ishte aq e dhimbshme sa mendoi se do të vdiste.