Më 4 dhjetor do të ketë protestë.
Kjo protestë do të organizohet nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë.
Sipas njoftimit protesta pritet të mbahet para Ministrisë së Arsimit e më pas do të marshohet drejt Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
“U vendos që veprimi i parë sindikal të jetë protesta më 4 dhjetor me pjesëmarrjen e kryetarëve dhe kryesive nga të gjitha shoqatat sindikale që nga çerdhet e deri në universitete, të anëtarëve të Këshillit Drejtues, të kryetarëve e kryesive të nivelit komunal sindikal e të universiteteve dhe të kryesi së qendrore duke qenë rreth 2000 protestues. Kjo protestë do të nisë para Ministrisë së Arsimit e pastaj do të marshohet drejt qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës.”, thuhet mes tjerash nga SBASHK-u.
SBASHK-u ka njoftuar po ashtu se do të vazhdojnë me veprime të tjera sindikale.