Një video denoncuese ka mbërritur në redaksinë tonë, që sjell në vëmendje gjendjen e rëndë të rrugëve në fshatin Shtanë, Dukagjin dhe Shikaj.
Sipas qytetarit që na shkruan, kjo rrugë, që shërben për tri fshatra dhe përdoret nga mbi 100 familje, është lënë në mëshirë të fatit prej vitesh nga bashkia e cila kujtohet për ekzistencën e këtyre fshatrave vetëm gjatë fushatave zgjedhore.
Në videon e dërguar nga qytetari, duket qartë mungesa totale e investimeve dhe mirëmbajtjes nga pushteti lokal dhe ai qendror. Banorët ankohen se kanë mbetur të izoluar dhe se infrastruktura e degraduar po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së tyre.
Qytetari shkruan:
“Prsh joq pamjet qe po i dergoj tani I takojn rruges se fshatit shtan dukagjin shikaj ,e len ne harres nga pushteti lokal dhe pushteti qendror, prej vitesh nuk ka asnje lloj investimesh ne kete rruge ,ku nga kjo rrug kalojn 100 familje. Kerkoj nga ju qe ta shperndani qe ta shofin te gjith se ne cfar rruge kalojn kto familje te tre fshatrav!”
Denoncimet të kësaj natyre janë shumë të shpeshta në redaksinë tonë, sidomos gjatë kësaj periudhe, kur mjaftojnë pak centimetra rreshje për të nxjerrë në pah të gjitha ato problematika vendore, me të cilat kërkohet vota në fushata zgjedhore.