Kurti dhe Sveçla në veri, vihet gurthemeli i nënstacionit policor në Izvor të Zveçani

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.11.2024, 10:40

Kryeministri i vendit, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka vizituar veriun.

Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë, Gazmend Hoxha kanë ndaluar në Zveçan, saktësisht në fshatin Izvor.

Kurti theksoi se në objektin e ri do të shërbejë policia kufitare.

Postimi i plotë:

Të premten e javës së kaluar u vendos gurthemeli i nënstacionit policor tek Ura e Lumit Bistricë. Sot, në mëngjes, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, vendosëm gurthemelin e nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë.

Në objektin e ri, që presim të ndërtohet shumë shpejt, do të shërbejë policia kufitare.

Punime të mbara!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit