Zbulohen detaje të reja mbi vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi. Autoritetet dyshojnë se Shkëlqim Dukaj ka tentuar të qëllojë edhe më 8 nëntor, por plumbi nuk e ka goditur objektivin.
Dukaj raportohet se ka ndjekur nga afër lëvizjet e Reçit për disa ditë, deri më 13 nëntor, kur rreth orës 22:40 e qëlloi për vdekje.
Pas arrestimit të tij dhe të vëllait, policia kreu kontrolle në banesat dhe lokalin e tyre, duke sekuestruar prova që lidhen me ngjarjen.
Megjithatë, arma e përdorur në krim ende nuk është gjetur. Dyshohet se pushka mund të jetë blerë online.