Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.11.2024, 10:33

Këtë e thanë sot prokuroret Zhaklina Krstevska Josifovska dhe Ana Stojkovic Dimitrovska, para fillimit të seancës së re gjyqësore.

Ata për herë të parë u deklaruan publikisht që nga fillimi i gjykimit, ndërsa komentuan edhe pretendimin e të akuzuarit Vlatko Keshishev, i cili dorëzoi deklaratë të re ku thuhet se Palevski nuk ka qenë në vendin e vrasjes, por ka fjetur në parti.

“Kjo deklaratë nuk ka vlerë provuese dhe të pandehurit do të kenë mundësi të paraqesin mbrojtjen e tyre gjatë gjykimit”, tha prokurorja Stojkoviq Dimitrovska.

Sipas aktakuzës, Keshishev ka dërguar policinë në vendin ku janë varrosur viktimat dhe paraprakisht ka deklaruar se Palevski është autor i vrasjeve. Por versioni i tij i ri e mohon këtë pretendim.

Gjykimi vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria dhe më pas do të shqyrtohen provat materiale që duhet të vërtetojnë fajësinë e të akuzuarve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit