Një 42-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë të dielën e 24 nëntorit në Bettola (Piacenza).
Vrasja ka ndodhur para një lokali pas një debati me një person tjetër. Policia është njoftuar rreth orës 18:30 dhe kur ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendin ku u raportua prania e një burri në tokë, ai kishte vdekur.
Shqiptari ishte në një pellg gjaku dhe në qafë i janë konstatuar tre plagë të shkaktuara me thikë.
Rrethanat e ngjarjes janë duke u shqyrtuar nga policia , por ajo mund të bazohet në një mosmarrëveshje e cila ka degjeneruar në një tragjedi. Hetimet janë në vazhdim: policia po përpiqet të identifikojë sulmuesin ose sulmuesit dhe të rindërtojë atë që ka ndodhur. Një i dyshuar është arrestuar.