Albulena Haxhiu e nis ditën me një videomesazh

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.11.2024, 08:59

Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, fillon fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Me anë të një video, ministrja ka thënë se gjatë mandatit janë përpjekur për të forcuar përgjegjësinë institucionale në luftën kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

“Kushdo që ushtron dhunë ndaj jush, nuk ju do dhe as nuk ka respekt për ju”, tha ajo, ku ka kërkuar që të gjitha rastet e dhunës të mos i heshtin por t’i raportojnë.

Ndryshe, për nder të kësaj ngjarje do të organizohen disa aktivitete, të cilat do të përmbyllen në orën 18:15, ku do të bëhet edhe shënimi i kësaj fushate.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit