25-vjeçari i cili vdiq në vendin e punës në Prizren, është Arbër Gërguri nga fshati Vragoli i Komunës së Fushë Kosovës.
Në postimin e publikuar në Facebook nga faqja e fshatit të tashmë të ndjerit, shkruan se njoftimi për kohën e varrimit do të jepet më pas.
“Të dashur banorë të fshatit Vragoli me shumë dhimbje ju njoftojmë se ka ndërruar jetë tragjikisht në moshen 25 vjeçare Arbër Gërguri. Allahu e mëshiroftë Arbërin. Ngushllime familjes Gërguri, jemi me ju në këto çaste të vështira për ju. Për varimin e të ndjerit ju njoftojmë me kohë”, shkruan në postimin e faqes “Vragolia”.
Sipas policisë, 25-vjeçari vdiq pasi një profilë metali ra nga lartësia dhe e ka goditur në kokë viktimën.