Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:40 në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kur një person ka humbur jetën tragjikisht në një objekt ndërtimi.
Këtë e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku njoftoi se incidenti tragjik ndodhi pasi një punëtor goditi aksidentalisht viktimën, duke i rënë mjeti i fortë në kokë nga një lartësi ku po bëheshin disa punime.
“Ju informojmë se me datë 24.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem REXHA ” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një puntor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, I njëjti e godet në kokë puntorin A. G. 25 Vjeçar nga fshati Vragoli, Gushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjences.
Në vend ngjarje kanë dal hetuesit kujdestar të stacionit dhe Sektori Rajonal I Hetimeve, edhe inspektori i punës është informuar”, ka thënë Bytyqi për Indeksonline.
Policia në konsultim me prokurorin kujdestar janë duke hetuar rastin.