Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.11.2024, 18:04

Në Barcelonë, mijëra njerëz kanë protestuar për çmimin e qirave.

Policia raportoi 22.000 pjesëmarrës, ndërsa organizatorët pretenduan 170.000. Protestuesit kërkojnë që banesat në zonat turistike të jenë më të aksesueshme dhe që kontratat e qirave të jenë me periudha të pakufizuara. Përfaqësuesja Carme Arcarazo theksoi se është e padrejtë të shpenzohet gjysma e pagës për qira dhe të shpërngulen vazhdimisht.

Kriza e banimit në Barcelonë është përkeqësuar për shkak të turizmit masiv dhe blerjes së pronave nga të huajt. Gazeta El Pais raporton se shumë banesa po përdoren për turistët, duke lënë banorët pa mundësi të përballueshme.

Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në qytete dhe ishuj të tjerë të Spanjës, ku kërkohet ndërprerja e turizmit masiv.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit