Pesë vite nga termeti, banorët e një pallati në Kavajë ende në rrezik

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 24.11.2024, 16:36

Kanë kaluar pesë vite nga tërmeti i nëntorit 2019, por një pallat në Kavajë mbetet i dëmtuar dhe pa ndërhyrje riparuese, duke rrezikuar jetën e banorëve. Kjo situatë ka krijuar një shqetësim të madh tek familjet që jetojnë aty, sidomos për sigurinë e fëmijëve që luajnë çdo ditë pranë strukturës së dëmtuar.

Banorët theksojnë se situata bëhet edhe më e rrezikshme për shkak të tensionit të lartë të energjisë elektrike në zonën përreth pallatit. Ata kanë ngritur shqetësimet e tyre pranë Bashkisë së Kavajës, por deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje konkrete nga autoritetet.

Banorët apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia e Kavajës dhe institucionet përgjegjëse për të shmangur një tragjedi të mundshme. Për ta, zgjidhja e kësaj situate është jetike, jo vetëm për sigurinë e tyre, por edhe për garantimin e të drejtës së tyre për të jetuar në kushte të sigurta dhe dinjitoze.

"Pershendetje JOQ jam nga kavaja dhe kan kaluar 5 vite nga termeti i nentorit dhe pallati yne eshte ne kete gjendje jemi shum te shqetesuar se asnje nuk po ve dore ne kete pallat femijet tane luaje cdo dite poshte pallatit dhe tencioni i larte eshte ne gjendje te mjerushme. Te gjithe pallatet e tjera jane riparuar vetem ky i joni jo. Bashkia Kavaje nuk po ben asgje."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit