Plas grushti! Shqiptarët nxirren me barela nga takimi i Ramës në Londër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.11.2024, 15:37

Takimi i kreut të qeverisë Edi Rama me shqiptarët e Londrës është shoqëruar me tensione, protesta dhe dhunë.

Gjatë fjalimit të tij, disa shqiptarë kanë dalë kundër duke e quajtur “Hajdut, kriminel” por kaq ka mjaftuar që në sallë të shpërthejë dhuna.

Shqiptarēt janë ndarë në dy grupe, ato pro Ramë-Ballës dhe ato kundër tij.

Këta të fundit thonë se truprojat e kryeministrit dhe ministrit kanë ushtruar dhunë barbare ndaj shqiptarëve.

Disa prej tyre janë nxjerrë pa ndjenja nga takimi dhe disa të tjerë me barela.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama për asnjë moment nuk e ka ndalë fjalēn e tij, as për të pyetur çfarë ndodhi apo si është gjendja e shqiptarëve që po u kërkon votën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit