Mexhiti: Kemi siguruar gjashtë autobusë ekologjik për NQP Shkupi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.11.2024, 12:44

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka njoftuar se si Ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe me donacion të Bashkimit Europian, kanë siguruar gjashtë autobusë ekologjik dhe brenda javës që vjen të njëjtit do t’ja dhurojnë Ndërmarrjes për Qarkullim Publik të Qytetit të Shkupit.

“Gjithashtu si Qeveri e Maqedonisë së Veriur po shqyrtojmë mundësinë e blerjes së 100-120 autobusëve elektrikë, me qëllim të një zgjidhjeje të qëndrueshme të problemit të transportit publik, por edhe për të ndikuar drejtëpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit të Qytetit të Shkupit. Parashihet që këta autobusë përveç NQP Shkup, t’ju shpërndahen edhe komunave të tjera ku ka transport publik urban të organizuar. Qytetarët për ne janë gjithmonë në rend të parë, andaj edhe fuqishëm do të punojmë për mirëqenien e tyre!”, ka shkruar zv/kryeministri Mexhiti.

Kujtojmë se nga qytetet që ofrojnë transport publik, Shkupi që disa muaj është përballur me shumë probleme për shkak të borxheve dhe funksionimit jo të rregullt të NQP Shkupi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit