Dita e sotme nuk ka nisur fare mirë për një qytetar në zonën e Institutit.
Ai ka treguar për JOQ ALBANIA se teksa po shkonte në punë ka çarë dy gomat e makinave nga gropat për “punime” që janë hapur në rrugë.
Qytetari thotë se nuk ka qenë me shpejtësi në momentin që ka ndodhur incidenti, por gropat dhe prerjet e asfaltit kanë qenë të forta.
Ai u bën thirrje shoferëve të tjerë që të kenë kujdes nga incidente të tilla pasi dëmet janë në kurriz të tyre pavarësisht fajit që i takon autoritetit përgjegjës për “prishjen, rregullimin” e rrugës.