Vrau shokun në lokalin e fshatit dhe u arratis, kapet i riu tropojan

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.11.2024, 11:55

Flordian Mulaj, 35-vjeçari që vrau dy ditë më parë shokun e tij në Tropojë, është arrestuar nga policia.

Mulaj u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj.

Pasi kishin konsumuar alkool në lokalin e fshatit, dy shokët kanë debatuar dhe 35-vjeçari Mulaj ka shkuar në shtëpi, ka marrë armën dhe ka qëlluar me armë zjarri shokun e tij Artur Dauti.

Pas krimit autori është larguar nga vendngjarja dhe është vendosur në pranga ditën e sotme. Ndërkohë ende nuk dihet motivi i saktë i krimit të tronditi Tropojën.

Viktima Artur Dauti dhe autori i krimit Flodian Mula kanë pasur lidhje shoqërore me njëri-tjetrin.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit