Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Raportohet se një 32-vjeçar është qëlluar me thikë nga dy vëllezër, 26-vjeçari E.G dhe 33-vjeçari I.G, në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.
Autorët e dyshuar të ngjarjes janë arrestuar, ndërsa i plagosuri është transportuar drejt spitalit për mjekim, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Plagosën me mjet prerës (thikë) një 32-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit, ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorëve të dyshuar.
Rreth orës 18:45, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, dyshohet për motive të dobëta, shtetasit E.G, 36 vjeç dhe I. G. 33 vjeç, (vëllezër) kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 32 vjeç.
Ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat, të dy vëllezërve për veprime të mëtejshme procedurale.
32-vjeçari është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.