Kushtoi 330 MLN Euro, tunelet e Rrugës së Arbrit të mbushura me ujë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.11.2024, 20:05

Një video e filmuar mbrëmjen e djeshme në tunelet e Rrugës së Arbrit, pranë Bulqizës, ka ngritur shqetësime mes qytetarëve. Në pamjet e publikuara duket qartë si uji rrjedh me intensitet nga muret e tunelit, duke ngritur pikëpyetje për cilësinë e punimeve dhe sigurinë e kësaj vepre infrastrukturore.

Rruga e Arbrit, një ndër projektet më të mëdha infrastrukturore të viteve të fundit, ka kushtuar rreth 330 milionë euro dhe është financuar nga një model partneriteti publik-privat. Ky aks rrugor është promovuar si një lidhje e rëndësishme mes Tiranës dhe Dibrës, që synon të reduktojë ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe të nxisë zhvillimin ekonomik të zonës.

Megjithatë, problematika të tilla si rrjedhjet e ujit në tunele kanë rindezur debatet mbi cilësinë e punimeve dhe qëndrueshmërinë e investimit. Banorët lokalë dhe përdoruesit e rrugës shprehen të shqetësuar për sigurinë, veçanërisht gjatë stinës së dimrit kur reshjet mund të shtojnë rrezikun e përmbytjeve brenda tuneleve.

Autoritetet përkatëse ende nuk kanë reaguar për situatën. Ndërkohë, qytetarët apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e problematikës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit