Pesë ushqimet e zakonshme për mëngjes që duhet t’i “shmangim”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.11.2024, 19:46

Zgjedhja e mëngjesit mund të jetë sfiduese për shkak të shumëllojshmërisë së ushqimeve dhe konfuzionit mbi atë që është vërtet i shëndetshëm.

Dr. Desai paralajmëron për disa ushqime që nuk duhen konsumuar shpesh për mëngjes, si ëmbëlsirat, drithërat e përpunuar dhe granola, për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit. Gjithashtu, ajo këshillon shmangien e petullave, duke theksuar se rritja e nivelit të sheqerit në mëngjes nuk është e shëndetshme.

Shumë komentues në rrjete sociale ndanë alternativa, duke sugjeruar drithëra me pak sheqer apo duke shprehur pakënaqësi për këshillat. Disa pyetën se kur mund të konsumohen këto ushqime nëse jo për mëngjes. Megjithatë, rekomandimet e ekspertëve vazhdojnë të nxisin ndryshime në mënyrën si qasemi ndaj mëngjesit.

Nutricionisti Daniel Herman sugjeron shmangien e bukës së skuqur në mëngjesin tradicional anglez, duke theksuar përmbajtjen e lartë të yndyrnave të ngopura që rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës dhe kolesterol të lartë. Ai rekomandon bukë integrale ose alternativa më të shëndetshme për një fillim më të mirë të ditës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit