Një qytetar ka ndarë një shqetësim të madh lidhur me gjendjen e rrezikshme të rrugëve në aksin Peqin-Divjakë.
Ai raporton se gjatë kthimit nga Elbasani drejt Divjakës, në zonën e quajtur “Pishat” në Peqin, është përballur me një situatë të rrezikshme. Në rrugë ishte hedhur vaj, duke shkaktuar humbjen e kontrollit të mjetit dhe si pasojë një aksident. Fatmirësisht, qytetari dhe babai i tij nuk pësuan dëmtime trupore.
Ai u bën thirrje institucioneve përkatëse që të marrin masa urgjente për të parandaluar raste të tilla të papërgjegjshme dhe të rrezikshme. “Nuk mund të jetojmë me këtë mentalitet ku veprimet e papërgjegjshme vënë në rrezik jetën e qytetarëve. TURP!” përfundon ai.