31-vjeçari në Elbasan dhunon të atin dhe i vjedh para

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 23.11.2024, 14:51

Një 31-vjeçar nga Elbasani është arrestuar pas dyshimeve për ushtrim dhune ndaj babait të tij dhe për marrjen e një shume parash prej tij.

Sipas njoftimit zyrtar, Komisariati i Policisë Elbasan ka ndaluar shtetasin R. K., banues në këtë qytet. Policia bën me dije se 31-vjeçari akuzohet për dhunë në familje dhe për vjedhje ndaj prindit të tij, veprime të cilat kanë çuar në ndërhyrjen e organeve të rendit.

"Komisariati i Policisë Elbasan ndaloi me iniciativë shtetasin R. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe i ka marrë atij një shumë parash," njoftoi policia.

Materialet në lidhje me këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për hetime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit